Fallxhoret e Rumanisë, politikanët frikësohen pasi…(VIDEO)
Në Europë gjatë periudhës mesjetare janë vrarë diku rreth 100 mijë gra që njiheshin si parashikuese të fatit. Në fakt, në Rumani, magjia nuk është vetëm prezente, por ajo lulëzon secilën ditë e më shumë dhe besohet që edhe politikanët i kanë frikë “shtrigat”.
Sipas banorëve të Rumanisë, besohet se ato janë në gjendje të prishin një martesë, të shërojnë sëmundje, të largojnë syrin e keq dhe të parashikojnë të ardhmen. Statistikat tregojnë se një në dhjetë rumunë vizitojnë magjistarët.
Sipas tyre, janë ditët e veçanta në kalendar se kur ato kanë fuqi që të parashikojnë të ardhmen. Magjistaret në Rumani arrijnë të mbledhin rreth 1 milion euro në vit nga puna që bëjnë. Shteti një kohë kishte propozuar një ligj për të detyruar ato që të paguanin taksa, por ligji nuk është aprovuar kurrë.
Politikanët kanë pasur frikë të detyrojnë “shtrigat” që të paguajnë taksa, sepse sipas tyre “ato mund t’ju hakmerreshin dhe t’ua shkatërronin jetën”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=X1g3CYbsssw” width=”560″ height=”315″]