Fallxhorët nuk e thonë; Ana e panjohur e leximit të dorës

Nuk kemi nevojë për të mësuar diçka, se si do të shkojë, gjerësisht mendojnë tek leximi i dorës. Ky proces bazohet tek vijat e pëllëmbës por ka një anë që pak njerëz e dinë. Forma e dorës thotë shumë për personalitetin e njeriut dhe fatin e tij. Lexuesit e dorës kanë përcaktuar katër forma të dorës; secila lidhet me një element të caktuar.

Forma e parë: ‘Zjarri’
Duart me këtë formë kanë pëllëmbë të madhe dhe gishta të shkurtër. Sa më të shkurtër gishtërinjtë, aq më kokëfortë është personi. Njerëzit me këtë formë duarsh i arrijnë qëllimet, pasionantë dhe udhëheqës të lindur. E mbledhin mendjen menjëherë, çka është e domosdoshme për të drejtuar një grup. Janë njerëz të shoqërueshëm, që janë të suksesshëm në profesione të spektaklit apo sportet.

262bfb33914397595e21a706dcaca74b

Forma e dytë: ‘Toka’
Kjo formë ka pëllëmbë katrore dhe gishtërinj shumë të shkurtër. Njerëzit me këtë formë të dorës besohet të jenë shumë të përgjegjshëm. Siguria dhe qëndrueshmëria janë kryesoret për ta. Janë njerëz të qetë, paqësorë. Priren drejt punëve fizike e krijuese, si artizanatet.

694359c57d3065f0b795260fa7683616 (1)

Forma e tretë: ‘Ajri’
Pëllëmbë drejtkëndore dhe gishta në gjatësinë e pëllëmbës; njerëzit me këtë formë dore kanë inteligjencë të lartë dhe aftësi të qarta në komunikim. Nga ana tjetër, njerëzit me këtë formë priren t’i mendojnë gjërat së tepërmi, dhe ngjajnë si të shkëputur nga realiteti. Zakonisht priren drejt profesioneve të mësimit dhe të shkruarit, si pedagogjia apo gazetaria.

c129af2370994faed350a2d3bc503b1c

Forma e katërt: ‘Uji’
Pëllëmbë e ngushtë në formë ovale, me gishtërinj shumë të gjatë; kjo formë dore tregon se është një njeri me shumë imagjinatë dhe përshtaten me çdo lloj situate. Gjithashtu, janë njerëz romantikë dhe të ndjeshëm. Kryesisht njerëzit me këtë formë dore priren drejt muzikës, poezisë dhe misterit. Janë të suksesshëm në punë ku kujdesen për të tjerët, si bamirësia.

a92c8ca415a0cfa9fb812c5dbcef077d

 

SHKARKO APP