Familjet shqiptare do dëbohen, gjesti i francezëve prek shumë zemra
Francezët kanë fituar zemrat e shumë shqiptarëve me gjestin e tyre tepër human. Ata janë ngritur në protestë në mbrojtje të dy familjeve shqiptare, të cilat kërcënohen të dëbohen në vendin tonë. Mediat franceze raportojnë se mbi pesëdhjetë persona janë mbledhur para prefekturës për të mbështetur dy familjet shqiptare, që të mos ktheheshin.
Ndërsa prefektura ka bërë njoftimin për dëbimin e familjeve dhe ka publikuar biletat e avionit për të gjithë pjesëtarët, dhjetëra qytetarë janë revoltuar duke u ngritur kundër këtij vendimi.
Një prej mbështetëse të familjeve shqiptare ka deklaruar se “Këto dy familje kanë jetuar për disa muaj në Saint-Die dhe Epinal dhe tani nuk e kuptojmë çfarë po ndodh me ta. Ato nuk janë familje agresive dhe problematike në shoqëri”.
Ndërkohë, mes protestuesve ndodhet dhe një person me syze dielli, i cili ka tërhequr jo pak vëmendje. I pyetur nga gazetarët nëse rrezikon po të kthehet në Shqipëri, ai përgjigjet shpejt dhe shkurt “Po”, shkruan vosgesmatin.fr.
Më tej, qytetarët francezë të ngritur në protestë i kanë bërë thirrje prefektit të zonës të shqyrtojë situatën në mënyrë njerëzore dhe t’i autorizojë dy familjet shqiptare të paraqesin kërkesën e tyre për azil në Francë.