Fantazi pa kufi, Leo Messi “thyen rregulloren, gol me dedikim për Fran Frrokaj”

Fushata elektorale është mbyllur dhe nesër pritet të zhvillohen votimet, por në rrjete sociale fantazitë nuk kanë të sosur. Për disa simpatizantë, Leo Messi mund të jetë nga Lezha, madje edhe simpatizant dhe përkrahës i fuqishëm i kandidatit të djathtë për kreun e Bashkis së këtij qyteti, Fran Frrokaj

Messi, pas një goli, ia ka dedikuar atë pikërisht kandidatit Frrokajt.    

Janë këto fantazitë e tifozëve shqiptarë,  që shprehen në rrjetet sociale, teksa një futbollist i klasit botëror, i cili nuk ka përkrahur as presidenten e Argjentinës, pretendohet se mbështet fuqishëm një kandidat për kryetar bashkie në Lezhë.     

Por nëse do të ndodhte vërtet që Messi të merrte një veprim të tillë për të mbështetur pas një goli ndonjë kandidat politik, kushdo qoftë ai, sipas rregullores do të pezullohej pasi nuk lejohet që sportistët të shfaqin preferenca politike në fushë.    

SHKARKO APP