Fantazitë erotike të panjohura të meshkujve dhe femrave

Sajtet e takimeve në internet i shndërrojnë ëndrrat në realitet. Cilat janë më të praktikuarat? Nga lodrat e seksit te vendet publike, por mbi të gjitha fiton surpriza

Tashmë asgjë nuk mund të surprizojë, para së gjithash kur realitet tejkalon imagjinatën. Ndodh në epokën e internetit dhe të dhënave ‘online’ si dhe të takimeve përmes ueb-it. Në disa vende evropiane, një mashkull në dy rrëfen se ka pasur të paktën një herë takime “intime” me persona të panjohur ‘online’. Të bësh seks me të panjohur duket se është fantazia erotike që më lehtësisht arrin të vihet në praktikë. Por në evolucionin e zakoneve seksuale “të zhdoganuara”, nuk mungojnë më lodrat erotike, “treshet” dhe marrëdhëniet pak a shumë në publik.

Duke parë statistikat, një studim mbi fantazitë erotike, duke intervistuar më shumë se 1.000 persona, meshkuj dhe femra, të moshës mes 18 dhe 60 vjeç, ka jo pak surpriza.

Para së gjithash mbizotëron frekuenca erotike në mendjen e njerëzve, sepse 6 meshkuj në 10 (62.2%), rrëfejnë se kanë pasur më shumë se dhjetë herë gjatë ditës, ndërsa femrat më pak, por jo fare pak (48.1%).

Por objektivi i studimit, i certifikuar nga “C-date”, sajti kryesor i takimeve rastësore në Europë, ishte për të kuptuar se si fantazitë që na kalojnë nëpër mendje vihen në praktikë dhe para së gjithash cilat janë.

Ndërkohë, një fakt i pagabueshëm është që sajtet e takimeve kanë revolucionarizuar në të vërtetë marrëdhënien tonë me seksin, duke e bërë më të lehtë vënien në praktikë të fantazive erotike.

Kështu mendon 56% e meshkujve të intervistuar, por para së gjithash 77.8% e femrave (në praktikë, 8 në 10).

Fantazitë më të zakonshme? Kryerja e marrëdhënieve seksuale me një të panjohur: kështu rrëfen 48% e grave dhe 50% e meshkujve.

Por lista e fantazive erotike nuk përfundon sigurisht këtu: falë sajteve në internet, përdorimi i lodrave të seksit vihet në praktikë nga 44% e grave, ndërsa kryerja e marrëdhënieve seksuale, në vende publike, si banjo lokalesh apo dhoma dyqanesh “vlen” për 34.5% të burrave. Sa i takon seksit treshe, një femër në katër është e predispozuar, pasi i pëlqen të eksperimentojë.

Kaq? Sigurisht që jo: 18% e meshkujve dhe e femrave rrëfejnë se kanë filmuar me video marrëdhënien e tyre seksuale, ndërkohë, 8.6% e meshkujve ka bërë seks me një femër të një tjetër race dhe një grua në dhjetë pranon se ka pasur të paktën një përvojë seksuale me një homoseksual.

SHKARKO APP