Faraonët e Shkupit

Maqedonia është një nga vendet më të varfëra të Europës dhe vazhdon të marrë borxhe, për të larë borxhet e akumuluara. Por, ka shpenzuar qindra miliona euro në projektin absurd për të zbukuruar kryeqytetin. “Shpenzojmë para për çokollatë, kur ne nuk kemi bukë të hamë. Kryeministri nuk është normal, po bën gjëra të çmendura”. Ky paralajmërim dramatic nuk është bërë nga ndonjë eksponent i opozitës maqedonase, por nga një përfaqësues i qeverisë, nga ministri i Financave dhe zëvendëskryeministri Zoran Straveski, bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Gruevski, që konsiderohet si një ndër njerëzit më të përgatitur të tij. Fraza bën pjesë në një bisedë telefonike të përgjuar në mënyrë të paligjshme, dhe që është publikuar nga opozita socialiste. Përmendja e çokollatës të kujton frazën e frazën e famshme te Maria Antonietta, kur paralajmërimit se Parisi nuk kishte bukë, iu përgjigj “atëherë jepuni kroasantë”.

Maqedonia është një nga vendet më të varfra jo vetëm në Europë, por edhe botë. 600 mijë persona në këtë vend jetojnë me të ardhura nën pragun e të ardhurave minimale. Por, qeveria vazhdon të ndërtoje monumente dhe ndërtesa luksoze, të stilit barok. Paralajmërimi dramatik i ministrit të Financave, është bërë gjatë një bisede me ministren e Brendshme, Gordana Jankulovska. Ai ka thënë se një shpërdorim të tillë të parave, nuk mund ta bëjë madje edhe SHBA, që ka resurse pa fund. Pas zbardhjes së bisedës, Straveski e mohoi që vendi ka problem financiare, madje u betua se buxheti i shtetit është në gjendje të mirë. Por, të dhënat, madje edhe ato zyrtare, nuk e konfirmojnë këtë gjë. Borxhi i jashtëm i Maqedonisë është 2.1 miliard euro, apo sa 70% e PBB­-së.

Ndërsa borxhi i brendshëm është 1.2 miliard euro, apo sa 40% e PBB­së. Qeveria maqedonase vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, duhet t’u paguajë kreditorëve të huaj dhe të brendshëm, 400 milion euro. Kjo për Maqedoninë është si të derdhësh rërë në shkretëtirë. Por, paratë janë shpenzuar për të zbukuruar kryeqytetin me skultura dhe monumente, shumë prej të cilëve njerëzit nuk i njohin. Zyrtarisht thuhet se janë shpenzuar 200 milion euro për këtë projekt, por mendohet se shumë ka shkuar deri në gjysëm milliard euro. Të gjithë këto para janë shpenuar për projektin absurd, “shkupi 2014”, që synon të ringjallë të shkuarën e lavdishme maqedonase. Së fundmi është bërë me dije se do harxhohen miliona të tjera, për përkthim të literaturës së huaj, si pjesë e këtij projekti. Ndoshta librat mund të presin për ditë më të mira, ashtu si çokollata kur nuk ka para për bukë.

Marrë me shkurtime nga "Al Jazeera" Ballkan. 

SHKARKO APP