Farka N’Fest 2017, gara sportive, piknik dhe muzikë live

Kushdo që do të kalojë një ditë mbresëlënëse pranë natyrës, rekreativitetit dhe jetesës së shëndetshme, këtë të shtunë ka një mundësi fantastike.

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Enduro Albania & Vespa Fanatic organizojnë nesër “Farka n’fest”, në Parkun e Liqenit të Farkës, ku do të ketë një program tepër të pasur për të gjitha grupmoshat.

Të gjithë ata që do të dëshirojnë të bëhen pjesë do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e vënë në dispozicion nga ora 09:00 në stacionin pas Pallatit të Kulturës.

Orët e paradites do të jenë të mbushura me sport, argëtim e lojëra rekreative. Me nisjen e sezonit të mbjelljes, të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për zgjerimin e mushkërive të qytetit ku ata jetojnë, do të kenë mundësinë që të mbjellin fidanë të rinj duke shtuar gjelbërimin.

Dreka do të jetë e dedikuar për ata që duan të provojnë emocionet e forta dhe adrenaline. Në orën 16:00 do të zhvillohet nga Moto show dhe Mountain Bike Shoë, gara Super Moto (60% asfalt) & (40% off road) si dhe Jet Ski Racing.

Argëtimi do të vijojë deri në orët e vona, ku fillimisht atmosfera do të ndizet me ritmet e muzikës popullore për të vijuar më pas me latin dance.

Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka, DJ dhe banda të mirënjohura muzikore do të performojnë live disa nga hitet e tyre të zgjedhura, duke garantuar një natë plotë ritëm.

Koncertet dhe aktivitetet e ndryshme sportive janë kthyer në një traditë tashmë nga Bashkia e Tiranës duke pasuruar mundësitë e qytetarëve për të kaluar momente të bukura me shoqërinë apo familjen.

SHKARKO APP