Fatjoni nuk njeh limite, ofendon serish Veselin
Banoret e Big Brodher janë në oborr dhe ndërsa po freskohen duke ngrënë akullore, diskutojnë situatat të kaluara, Fatjoni, Xhensila dhe Eleonora akuzojnë Albën, që ajo ka qenë arsyeja që Diedoni doli nga shtëpia, Alba e kundërshton duke thënë që “Diedoni ishte aq i zgjuar sa nuk lejonte njëri që ta përdorte.
Pastaj, diskutimi shkon tek Eleonora, ku Xhensila dhe Fatjoni i shprehin asaj “se të gjithë banorët janë përdorur nga ajo”.
Veseli që dëgjon Fatjonin dhe Xhensilën, reagon duke i thënë Fatjonit, që “ai nuk është përdorur nga Eleonora dhe nuk është rrëfyer ndonjëherë tek ajo”. Fatjoni insiston duke i thënë Veselit që “ti ke shkuar tek Eleonora dhe je rrëfyer për Tean”. Veseli nuk e pranon dhe i thotë Fatjonit harroje që unë mund ta kem bërë këtë, ti je i njëjtë me Kristin”.
Fatjoni i kundërpërgjigjet Veselit duke nxjerr nga goja lumë ofendimesh, ti surrat i shëmtuar, o bukurosh i vogël, o biondin. Ti shtatë javë u bërë leckë këmbësh për një femër që nuk arrite ta kapje dot, ja ky je ti. Veseli që ndërsa dëgjon Fatjoni që vetëm ofendon, e duartroket atë me ironi.