Fatmir Mediu takon raporterin gjerman Peter Beyer, në fokus situata në Shqipëri dhe integrimi në BE

Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, raporterin për Shqipërinë dhe kryetarin e grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman. Mediu e cilësoi takimin si miqësor dhe të rëndësishëm për diskutimin e zhvillimeve politike në Shqipëri.

Kreu i PR-së tregon se gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, duke përfshirë problematikat që lidhen me krimin dhe korrupsionin, si dhe çështjen e manipulimit të zgjedhjeve.

“Kënaqësi të zhvilloja një takim miqësor me Peter Beyer. Diskutuam për situatën në Shqipëri, problemet e rënda me krimin dhe korrupsionin, manipulimin e zgjedhjeve, por edhe për nevojën e kthimit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE”, shkruan Mediu në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?