Fatos Nano ka ditëlindjen, ja kush e ka uruar i pari
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano sot ka ditëlindjen e 65 të tij. I lindur dhe i rritur në Tiranë, Nano ka qenë kryetar i PS-së që nga 1991 deri në 2005. Kryeministër i Shqipërisë disa herë.
Por kush ka qenë i pari që e ka uruar. Kreu i PAA-së, Agron Duka një mik i vjetër i Nanos e ka uruar atë i pari ditën e sotme me një foto në Facebook dhe një urim.
“Edhe njëqint! Duke menduar se e dijnë të gjithë unë bëra vetëm urimin. Sot z. Fatos Nano ka ditëlindjen. Kjo foto është bërë më 16 shtator të vitit kaluar”, shkruan Duka në faqen e tij në Facebook, ku ka botuar edhe foton e mëposhtme.