Faza e dytë/ Punësimi i të rinjve shqiptarë – Zvicra ofron 8.2 mln franga

8.2 milion franga zvicerane është projekti që do të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe punësimin e të rinjve në vendin tonë. Më 25 tetor RisiAlbania nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nisi fazën e dytë të këtij projekti.

“Kjo fazë e dytë do të ketë më shumë fokus tek bashkëpunimi me sektorin privat për të krijuar më shumë vende pune, për të mobilizuar diasporën shqiptare, dhe për të përfshirë më shumë nga segmentet e prekshme të popullatës si përfitues. Ndihem i privilegjuar që programi i bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë ka një pjesë të mirë të përkushtuar ndaj arsimit profesional, punësimit dhe zhvillimit të sektorit privat”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf.

Gjatë fazës së parë RisiAlbania arriti të krijonte mbi 900 vende pune dhe gjithashtu i mundësoi mbi 5,000 të rejave dhe të rinjve gjetjen e punës.

Punësimi i të rinjve mbështetet kryesisht në tre sektorë: Agropërpunim, Turizëm dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) pasi këto janë sektorët me më shume potencial premtues për punësimin e të rinjve.

SHKARKO APP