Fëmija më i shëndoshë në botë? (FOTO)

Një bebush 10 muajsh ka të njëjtën peshë sa të një fëmije 9 vjeç, pasi ai është i urritur gjithmonë. Luis Manuel, nga Tecoman në Meksikën perëndimore, peshon plot 30 kg.Madje që kur ka qënë 1 muajsh i duhej të vishte veshje sa për një fëmijë 2-vjeç.

Mjekët të shqetësuar kanë frikë se ai ka sindromën Prader-Vvilli, një sëmundje e pakurueshme që mund të çojë dhe në atak në zemër tek fëmijët. Kjo sëmundje e rrallë gjenetike shkakton një uri të përhershme për të ngrënë, rritje të kufizuar dhe redukton masën muskulore.

Familja e tij e varfër bën apel për të përballuar trajtimin mjeksor për djalin e tyre, nëse diagnoza konfirmohet. Besohet se Luis mund të jetë bebushi më i shëndoshë në botë, megjithatë ende nuk është vendosur nëse është rekord.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?