“Femra, nëse doni të bëni karrierë, bëni seks me drejtorët”
Për të ecur para në jetë duhet kurajë, impenjim dhe lodhje. Po jo vetëm kaq.
Sipas doktoreshës Gabrielle McMullin, kirurge vaskulare dhe një prej më të famshmeve në fushën e saj, duhet edhe diçka tjetër për të ecur para:
Këshilloj studentet e reja që nëse duan të bëjnë karrierë duhet të jenë të gatshme që të pranojnë edhe ofertat për të bërë seks me to.
Sugjerimi që është pak të thuash ironik, ka shkaktuar një valë të madhe kritikash në rrjet, nga ana e drejtuesve që luftojnë për të drejtat e grave.
McMullin sapo kishte përfunduar ceremoninë e prezantimit të librit të saj kur është intervistuar nga radio ABC në Australi.
Këtu ajo ka thënë edhe mënyrën se si femrat mund të shkojnë në “katet e sipërme”, të karrierës.