“Femrat qajnë dhe bien në dashuri”

 

Tim Hunt, fitues i çmimit nobel është dorëhequr nga posti i tij si profesor nderi në University College London (UCL), pasi disa komenteve të këqija për femrat.

Hunt, tha se femrat kanë probleme me shkencën dhe kjo sipas tij për shkak të ndjeshmërisë së tyre.

Në një konferencë më 9 qershor nobelisti tha se “femrat në laborator qajnë kur kritikohen dhe bien në dashuri me kolegët e tyre meshkuj”.

Ai shpjegoi për BBC-në se ato që kishte thënë ishin të vërteta, por sërish ndihej keq rreth tyre.

UCL është universiteti i parë në Angli që ka pranuar studente femra në kushte të barabarta me meshkujt.

Tim Hunt, 72 vjeç, që është vlerësuar me çmim Nobel në fiziologji e mjekësi në vitin 2001 për studimin e tij për mënyrën se si qelizat ndahen, tha në një konferencë të zhvilluar në Korenë e Jugut: “Le t’ju tregoj për problemet e mia me vajzat. Tre gjëra ndodhin kur ato janë në laborator: ti bie në dashuri me to, ato bien në dashuri me ty dhe kur i kritikon fillojnë të qajnë”.

Biokimisti britanik shpjegoi se ato ishin thjesht disa komente ironike e pa qëllim, por ishin interpretuar krejtësisht ndryshe nga audience.

“Kërkoj falje nëse kam ofenduar njeri, nuk doja,” tha Hunt.

SHKARKO APP