Ferdinand Xhaferi: Pse jam kundër qeverisjes Rama-Basha

Ish ministri i Partisë demokratike Ferdinant Xhaferri është kundër dhe nuk e sheh si një alternativë, qeverisjen Rama-Basha. Sipas tij një vendim i tillë do ta zhdukte PD-në dhe nuk do ti jepte mundësinë të dilte forcë e parë. Sipas tij koalicioni më i mundshëm pas 25 qershorit është PD-LSI.

Ndryshe nga sa është folur ditët e fundit në media për një mundësi të bashkëqeverisjes Rama-Basha, ish-ministri i Turizmit ne kohen e PD-se, Ferdinand Xhaferri nuk e sheh si një alternativë. Sipas tij kjo marrëveshje do ta zhdukte PD-në si forcë të dytë më të madhe.

Unë do te thoja se nuk e shoh si alternativ qeverisjen Rama- Basha. Kjo qeverisje do ta vendoste PD-në për një kohe te gjate ne një strategji të gjatë që të qëndronte si forcë e dytë politike dhe nuk do ti jepte mundësinë që të fitonte vetë zgjedhjet për një kohë të gjatë”.

Por, Xhaferri tha se për zgjedhjet e 25 qershorit sheh si të mundshëm këtë koalicion.

“Po te qëndrojmë ne pozita realiste, jo vetëm nga sondazhet por edhe po te shohim edhe atë qe ndodh ne terren, unë mendoj se më i mundshëm është një koalicion PD-LSI. Mbas 25 qershorit edhe nga ajo që ka ndodhur para fushatës nga ajo që ndodh gjatë fushatës në terren më bën që të shoh si më të mundshëm këtë koalicion”.

Ndërkohë, sipas Xhafferit lidershipët kanë nënvlersuar qytetarët. Ai thotë se pas marrëveshjes, liderët duhet të flisnin për mundësi por sipas tij të gjithë kanë rënë në grackën e Ramës

“Ç’tensionimi  nga marrëveshja Rama- Basha që erdhi pas një tensioni në maksimum duhet të shoqërohej me debate për programe, ku qytetarët të shikonin  se kush do të bënte më shumë në këto zgjedhje. Por për këtë flitet shumë pak dhe pothuajse që të gjithë kanë rënë pre e politikës së Edi Ramës. Shikojmë një fushat zgjedhore me një folklor që është për të ardhur keq, dhe kërkoj ndjesë që e them por më duket se e përçmojnë qytetarin

Xhaferri shtoi se pakti mes Ramës ndihmoi Lulzim Bashën që të afirmohej si Lider i Partisë Demokratike. Ndërkohë, ai tha se ndryshe nga sa pritej dhe artikulohej para marrëveshjes, politikanët e kanë braktisur axhendën evropiane.

“Nëse shikojmë liderët kryesor ne fushat kanë harruar të flasin për luftën kundër krimit luftën kundër korrupsionit kanë harruar të flasin për reformën në drejtësi. gjëra këto që artikuloheshin shumë nga liderët para se të bëhej marrëveshja Rama-Basha”-u shpreh Xhaferri në një Intervistë për TemA TV.

SHKARKO APP