Fermerët rrisin interesin për kultivimin e organizuar të boronicës

Boronica, një nga kulturat më të kërkuar në tregun vendas dhe atë të huaj, po ngjall interes të madh tek fermerët për tu kultivuar në mënyrë të organizuar .

Kjo bimë, që tashmë po çdo ditë e më shumë po njihet për vlerat e saj kurative dhe shëndetësore,  deri vitet e fundit është rritur natyralisht nëpër male, ndërsa sot ka filluar të kultivohet në mënyrë të organizuar e fermerët e zonës kryesisht në veri të vendit nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella me boronicë. Kultivuesit e boronicës shprehen se kushtet klimaterike dhe mbështetja e ministrisë së Bujqësisë me subvencione, po favorizojnë prodhimin e saj që sipas tyre është me leverdi të madhe për ekonomitë fermere.

Ministria e Bujqësisë po ndjek një politikë intensive në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me bimë medicinale si dhe të boronicës, duke stimuluar organizimin e fermerëve në rritjen e sipërfaqeve me këto kultura, tregu i  së cilës, po merr një zhvillim dinamik në vend ndërsa prodhimet made in Albania të këtij sektori kryesojnë kërkesat e tregjeve të huaja.

Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit. Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregtohen në Kosovë dhe Mal të Zi .

Mungesa e dhomave frigoriferike apo sigurimi i kushteve të përshtatshme për ruajtje dhe transport, për t’i mbajtur boronicat e freskëta, vështirëson tregtimin e tyre në kryeqytet apo rrethe të tjera të vendit dhe për më tepër në shpërndahen e drejtpërdrejtë në tregjet evropiane.

SHKARKO APP