Festa e PS/ Batuta e Ramës me Halim Kosovën: Më të mirë se ne s’ka, këtu kemi vetëm një votë kundër

Turit të udhëtimeve të tij elektorale nëpër qytete të ndryshme, kryeministrit Edi Rama iu shtua edhe festa e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Mes shumë të pranishmish, ishte dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Halim Kosova.

Gjatë nisjes së fjalës së tij nga selia e PS, kreu i qeverisë e falënderoi ish-kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës për pjesëmarrjen.

“Me ne është këtu edhe dr.Halim Kosova, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Faleminderit profesor që ke ardhur, jemi shumë të nderuar me praninë tënde,” tha Rama.

Ky i fundit gjithashtu bëri një batutë: “Me gjithë respektet për doktor Halimin, më të mirë se ne nuk ka. Jam i bindur se nëse votohet këtu sot, vetëm një votë kundër kemi. (I drejtohet Halimit). Këta janë gati të na e japim timonin. Kjo e jona nuk është një betejë”.

SHKARKO APP