Festa e PS-së, fotot që na shpëtuan nga sytë (Pikantet e pazbuluara)

Fitorja spektakolare e Partisë Socialiste në këto zgjedhje ka mbledhur në sheshin “Skënderbej” të gjithë fitimtarët protagonistë. Ata janë parë të gjithë shumë euforikë dhe të qeshur, sidomos gjatë kohës që Edi Rama mbante fjalën e rastit, një fjalim falënderues. Një nga falënderimet që bëri ishte edhe për bashkëshorten e tij, zonjën Linda Rama. Ai tha se forca e tij është Linda dhe e falënderoi publikisht.

Ndërkohë që i shoqi e falënderoi, Linda ngriti dy duart lart në shenjë mirënjohjeje, madje me një mimikë disi të surprizuar që i shoqi e quajti një nga faktorët kryesorë që ai ia del të fitojë beteja të vështira.

Linda njihet si një grua që mban profil të ulët në publik dhe nuk i pëlqen të rrijë në vijë të parë, aty ku është gjithmonë i shoqi. Në fushatë ajo nuk është parë fare, vetëm në mitingun përmbyllës në Vlorë.

Zonjat e PS-së përqafojnë me radhë Saimir Tahirin

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka qenë një ndër elementët më aktivë të kësaj partie në fushatë. Siç e kemi parë edhe nga faqja e tij në “Facebook”, ai ka punuar kryesisht me të rinjtë e Tiranës dhe siç e dimë Tirana dha rezultate shumë të mira në këto zgjedhje për Partinë Socialiste, ku njëri nga ata që ka meritë është edhe Tahiri.

Endri Fuga i kujton Ramës qytetin që harroi, por ai s’e ka mendjen

Emri i Endri Fugës, këshilltarit për media të Kryeministrit Rama, është dëgjuar shpesh të permendet nga ky i fundit në këtë fushatë. Rama pohoi se i dëgjon shumë këshillat e tij, prandaj ka marrë pjesë edhe në programe televizive të cilat me kohë kanë qenë qartazi kundër tij./Pnorama/

SHKARKO APP