Festat, Papa Francesku del për të blerë këpucë në Romë

Një ditë ndryshe për Papa Franceskun. Lideri i Kishës Katolike ka vendosur të shkojë vetë t’i blejë këpucët që i nevojiten.

Ngjarja e veçantë ka ndodhur pasditen e së martës, kur Papa Francesku vendosi të ishte ai personalisht që ti drejtohej një dyqani ortopedik në qytetin e Romës, në një lagje jo shumë larg Vatikanit.

Personat e ndodhur aty të surprizuar nga prezenca e Papës nuk kanë mundur të mos e memorizojnë këtë moment duke bërë foto e video, për t’i ndarë më pas edhe në rrjetet sociale.

Në pamjet e marra nga të pranishmit duket Papa që lëviz nëpër ambientin e dyqanit ortopedik, duke biseduar , duke bërë foto e gjithashtu duke i dhënë bekimin e vet një kryqi që një prej djemve që punonin aty i vendos përpara.

Ati i Shenjtë përherë ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të patur një jetë normale, ku të kishte mundësi të ecte nëpër rrugë, të shkonte në një piceri të thjeshtë për të ngrënë, apo të takonte një mik në kafenë e lagjes së tij, gjëra që mesa duket i mungojnë shumë Papës, i cili vendos herë pas here të kthehet në një qytetar të thjeshtë.

SHKARKO APP