Festë për herë të parë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, ministri Blendi Gonxhja poston fotot

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e Nëntorit, po kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Gonxhja u shpreh se“aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanësh po sjellin frymën e festave në mbarë Luginën. “Festojmë së bashku, kudo që ndodhemi”, shkruan Gonxhja në postim në rrjetet sociale.

Atmosfera festive është shtrirë edhe mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke përkujtuar sot një ditë të veçantë për shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?