Festohet në Tiranë 88-vjetori i Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite
88-vjetori i Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite u festua edhe në Tiranë.
Për të celebruar këtë ditë, Ambasada e Arabisë Saudite në vendin tonë organizoi një pritje ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias.
Në fjalën e rastit, ambasadori i Arabisë, Talat Salem Radwan, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Talat Salem Radwan: “Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shënuar të vlerësoj si unike marrëdhëniet që ekzistojnë nëpërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Shqipërisë. Të bazuara në mirëkuptim reciprok, stafi aktual i këtyre marrëdhënieve është më i shkëlqyeri që nga vendosja e marrëdhënieve. Nënvizoj njëkohësisht angazhimin tonë rigoroz për ndjekjen e një axhende ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimin në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë”.
Financimet e Arabisë Saudite në vendin tonë kanë qenë të shumta, sidomos në infrastrukturë.