Festoi me kallash në aheng familjar, arrestohet nga policia
Në fshatin Vaganicë të Mitrovicës është arrestuar një person, pasi dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:15, dhe nga të dyshuarit i konfiskohet një armë automatike AK-47 me tetë fishekë të cla.7.62 mm.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe 13 gëzhoja të njëjtit kalibër.
Me urdhër të prokurorit, pas marrjes në pyetje, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt