Fier, eksportet fason u rritën me 21%

Qytetit të Fierit i është shtuar një tjetër biznes i ri fason krahas atyre ekzistues. Kësaj here një investim italo-shqiptar i quajtur “Etruria”, me vlerë 500 mije euro në fushën e tekstilit. Kjo kompani do të prodhojë produkte për pastrim dhe ndërtim.

Investitorët pohojnë se do të punohet me tre turne dhe numri i të punësuarve shkon në 100 persona. E veçanta e këtij biznesi është se rikthen në Shqipëri industrinë e tezgjahut.

Në inaugurimin e këtij biznesi mori pjesë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.

Ekonomi e vlerësoi se ky investim theksoi ministrja Ekonomi dërgon një mesazh shumë të qartë.

“Investitorët italianë, që janë gjithashtu përfaqësues të këtij investimi të bërë në Shqipëri sjellin një mesazh shumë të fortë për t’i thënë të gjithëve që investimet e huaja jo vetëm që nuk ikin nga Shqipëria, por po vijnë duke u bëre kontributorë në rritjen ekonomike të vendit”, tha Ekonomi.10

Ministrja Ekonomi e ilustroi me shifra ecurinë e deritanishme të biznesit fason. “Biznesi fason shfaq interes në rritje për Shqipërinë sot, falë 32 masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në paketën ndihmëse të fasonëve siç janë dhënia e ambienteve me qiranë simbolike 1 euro, rimbursimi TVSH-së brenda 30 ditëve, lehtësimi procedurave doganore, kualifikimi profesional dhe mbështetje përmes fondit të nxitjes së punësimit etj”, u shpreh Ekonomi.

Nëse të dhënat e eksporteve në industrinë fason, tekstile dhe lëkurë, vijoi Ekonomi, i krahasojmë me vitin 2014, rritja në 2015 ishte 5%, ndërsa rritja në 2016 përkundrejt 2015 për periudhën janar – korrik është 21 %. Po ashtu ajo vuri në dukje se të ardhurat kanë një rritje të konsiderueshme prej 37 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ekonomia shqiptare përfitoi gjithsej 147 milionë euro për shërbime të përpunimit të mallrave të porositësve jashtë vendit”.

Duke u ndalur edhe tek punësimi, ministrja Ekonomi tha se numri i punonjësve që janë futur në këtë industri këtë vit, shkon rreth 3800 punonjës, duke shënuar një rritje të punësimit në industrinë fason me 38 mijë individë që punojnë në këtë industri.

Sipërmarrësi italian Silvano Franceschini i tha ministres Ekonomi se eksperienca e tij në Shqipëri për të ngritur një biznes nisi rreth dy vite më parë. “U ndjemë të mirëpritur në qytetin e Fierit dhe vendosëm që të ndërmerrnim këtë aventurë të re” u shpreh ai.

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi deklaroi se krahas punësimit të 100 personave si fazë e parë, synimi është që këtu pothuajse të përpunohej gjithë produkti i gatshëm për në Itali apo në vende të tjera të tjera të BE-së. Pritshmëritë nga ky biznes, tha Subashi, janë të atilla që numri të punësuarve brenda dy viteve të shkohet në rreth 200 punonjës.

SHKARKO APP