FIER/ Numërohen 37 nga 591 kuti votimi, PS udhëheq me 64,8% të votave

Në qarkun e Fierit janë numëruar 37/591 kuti votimi. Në bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 12052 vota, e ndjekur nga PD me 5381 vota, LSI me 2555 vota dhe PDIU me 609 vota.

Në Lushnje janë hapur kutitë 2856/2 ku PS numëron 151 vota, PD 82 vota, LSI 16 vota dhe PDIU 4 vota ndërsa kutia 2856/1, numëron 188 vota për PS, 77 vota për PD, 14 vota për LSI dhe 5 vota për PDIU

Ndërkohë për qytetin e Elbasanit u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë katër orë pas përfundimit të votimit, është numëruar kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Gusmar 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selcë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?