FIFA, Blatter sulmon SHBA-në dhe Europën…pritet “kundërsulmi”

Një ditë pas zgjedhjes së tij për herë të pestë në krye të FIFA-s, presidenti Sepp Blatter sulmon vendet më të fuqishme të Europës  dhe SHBA-në. – “Nga UEFA dhe presidenti i saj ka qenë një fushatë urrejtje. Unë i fal të gjithë, por nuk harroj”, ka deklaruar Blatter.  Jo vetëm Europa, por edhe SHBA, protagoniste e hetimeve që çoi në arrestimin e disa prej anëtarëve të vetë federatës, ka qenë në sulmet e Blatter.  – “Shtetet e Bashkuara dhe Britania ishin kandidate për të pritur Kupat e Botës në vitet e ardhshme dhe humbën. Asgjë nuk do më heqë nga mendja se sulmet e tyre janë të rastësishme. Nëse SHBA ka punë me krimin që i takon qytetarëve amerikanë, le ti arrestojë atje, dhe jo këtu në Zyrih, ku po bëhet dhe një Kongres”, tha Blatter.  Por raporti me qeverinë europiane të futbollit mbetet i detyrueshëm. – “Duhet të vazhdojmë te kemi raporte me Michel Platini. FIFA nuk mund të mbijetojë pa UEFA-n dhe e kundërta”, vijon 79-vjeçari Blatter. Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes dhe mandatit që mori, për shkak se terreni ishte përgatitur me kohë, vështirë se Blatter do të mund të drejtojë me sukses në katër vitet e ardhshme organizimin më të lartë të futbollit botëror. Vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë hedhur në sulm, kundrejt krerëve të FIFA-s, teksa tashmë do të kenë terrenin më të favorshëm për “kundërsulm”.    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?