FIFA në krizë, Sepp Blatter zbut aktakuzën e SHBA

Presidenti i rizgjedhur i FIFA-s Sepp Blatter ka kërkuar që të minimizojnë procedimet penale amerikane nisur kundër zyrtarëve të organit qeverisës të futbollit botëror. Shtatë zyrtarët dhe bashkëpunëtorët u arrestuan në Cyrih në fillim të kësaj jave, pasi FIFA u mblodh për kongresin e saj. Blater, e përshkroi çështjen si "kundravajtje" që përfshin një kompani marketingu që vepron në Amerikë. Ai nuk është emëruar në aktakuzë, dhe mohon të ketë ndonjë lidhje që ka të bëjë me një ryshfet të supozuar prej $10m. Duke folur në një konferencë për shtyp në qytetin zviceran, ai sërish ka pyetur për orarin e prokurorëve të SHBA, duke thënë se organizata e tij "mund të ketë qenë kontaktuar në një kohë tjetër" se sa vetëm para mbledhjes të kongresit të saj. "Unë nuk shoh se si FIFA duhet të ishte prekur drejtpërdrejt nga kjo," tha ai. Blater mundi Princin jordanez Ali bin el-Husein, në zgjedhjet e së premtes, dhe ka filluar mandatin e tij të pestë katër-vjeçar si president. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai mohoi se ai ishte zyrtar i lartë i FIFA i cili dyshohet se ka autorizuar pagesën e një ryshfet $10m në lidhje me Kupën Botërore 2010 në Afrikën e Jugut. Departamenti Amerikan i Drejtësisë të aktakuzës: 14 persona nën hetim në mbarë botën për gjoja pranimin e përqindjeve dhe ryshfeteve të vlerësuara në më shumë se $150 milion gjatë periudhës 24-vjeçare E përshkruan korrupsionin si  “të shfrenuar,  sistemik dhe me rrënjë të thella”.  Blater këmbënguli se FIFA mund të lëvizë nga kriza me të në krye. "Kjo nuk është më një stuhi, kjo është më pak e fortë në këtë moment," tha ai, duke shtuar se 132 kombe kishin shprehur besimin në atë votim presidencial. "Unë do të vazhdoj të luftoj dhe të luftoj për gjëra të mira." Presidenti i UEFA-s Michel Platini i kishte kërkuar Blater të jepte dorëheqjen para votimit presidencial të së premtes, dhe UEFA mbështeti fuqimisht rivalin e tij për postin, Princin e jordanisë Ali bin al-Hussein. Blater u mbështet gjerësisht në Afrikë dhe Azi, dhe ri-zgjedhja e tij u mirëprit nga mikpritësit e Kupës së ardhshme Botërore. Rusia me Presidentin Vladimir Putin i dërgoi Blater një telegram urimi të shtunën. Më herët, duke folur për stacionin televiziv zviceran RTS, Blater dënoi atë që ai e quajti si një fushatë "urrejtjeje" kundër FIFA-s nga kombet e futbollit evropian. Por ai tha se ishte "tronditur" nga komentet e prokurorëve të SHBA në vijim me arrestimin e zyrtarëve të FIFA nën një urdhër-amerikan anti-korrupsion. Njëri e quajti çështjen si "Kupën e Botës të mashtrimit" dhe tha se FIFA është duke u lëshuar me një karton të kuq. Blater tha se ai dyshon se arrestimet ishin një përpjekje për të "ndërhyrë në kongresin", në të cilën ai u ri-zgjedhur. "Unë nuk jam i sigurt, por kjo nuk ka erë të mirë," tha ai. Ai vuri në dukje se SHBA kishte humbur në ofertimin për Kupën e Botës 2022 në Katar, ndërsa Anglia, një kritik i madh, kishte humbur në Rusi të drejtën për të mbajtur Kupën e Botës 2018 – dhe se SHBA ishte "sponsor numër një" i shtetit të Jordanise, atdheun e sfidantit të mundur për president të FIFA.

Përktheu: Matea Cane/Koha Jonë 

SHKARKO APP