Filloi shkolla por jo edukimi!

Nga Anisa Nikolli/Edukimi eshte nje koncept qe njihet si një element shumë i rëndësishmën në shoqëri. Edukimi ështe termi që haset nëpër librat e shkollës dhe në fjalorin e jetës së përditshme. Pikerisht me 13 shtator nisi dhe viti i ri arsimor per sistemin parauniversitar. Eshtë fillimi i shkollës dhe normalisht që shkolla është një institucion të cilin fëmija, përveç familjes, e konsideron si vatren e dytë familjare. Por instiktivisht lind pyetja: Cilat Jane problemet qe femijet mund te hasin gjate ketij rrugetimi pikerisht ne keto institucione qe presupozohet te arsimohen dhe te marrin dije te pervetesuar…?Dikush duhet te flase dhe te ngeje zerin per to…Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm te ngrene zerin per problematikat qe i shqetesojne femijet e tyre për rëndësisë dhe ndikimin që ka shkolla mbi fëmijën e tyre dhe vazhdimisht duhet që ato të jenë në gadishmëri të dëgjojnë se çfarë ka mësuar fëmija në shkollë dhe si eshte trajtuar aty.Prandaj ajo që sugjerohet për prindërit është që të jenë në kontakt me shkollën dhe informacionin që merr fëmija, sepse shkolla nuk është vetëm vendi ku informohet fëmija, por edhe vendi ku formohet.

Disa nga problematikat qe e Kane shoqeruar dhe kte vit fillimin e ri arsimor jane: Mungesa e investimeve në shkolla, (tek-tuk mund te them jo e mjaftueshme) shkarkimet e padrejta të mësuesve dhe zevendesimi i tyre me mik pavaresisht arsimit perkates .Mund te paguhet nje psikolog qe rezulton si i punesuar por qe kurr nuk shfaqet prezent …!Valle a eshte ky edukimi qe duam sot dhe ne vazhdim?! Pse gjithmone duhet te funksionoje korrupsioni dhe Jo e drejta legjitime e cdo kujt qe vertet e meriton…?!

Mendoj se ajo cka esht me kryesorja ,eshte mundësia ekonomike e familjeve për të blerë librat e nxënësve, në mungesë të politikave subvencionuese të qeverisë. Thjesht librat!

Gjithashtu, edhe në rrethe të ndryshme të vendit, prindërit ankohen për pamundësinë e tyre ekonomike për t’iu përmbushur fëmijëve kushtet elementare, siç jane librat dhe veshmbathjet për të nisur vitin shkollor 2016-2017.Kjo pikerisht si pasojë e mungesës së politikave subvencionuese nga qeveria, që për këtë vit s’ka thënë qoftë edhe 1 fjalë të vetme se a do të subvencionohen apo jo tekstet shkollore për familjet në nevojë.

Dita e parë e shkollës në vend të gëzimit, ka sjellë më shumë trishtim. Keto jane disa nga shqetësimet kryesore te nxënësve në çelje të ketij vitit shkollor.Kështu ka nisur ky vit shkollor me një mori problemesh dhe pa asnje zgjidhje minimale akoma… Sipas filozofit dhe psikologut amerikan, Djuit: “shkolla është vendi ku themelohet demokracia”.

Pra ,shkolla dhe edukimi familjar janë parësor në formimin e karakterit të fëmijës sepse ata Jane e ardhmja . Shoqëria nuk mund të përparojë me sofistikimin e saj nëse nuk ka ekzistuar edukimi cilësor i anëtarëve të saj. Aty ku mungon investimi per tu arsimuar dhe edukuar,aty ku nuk ka mundesi te prodhohen dhe mësohen vlerat njerëzore aty nuk mund te kete kurr progres!

SHKARKO APP