Fillojnë punimet për TAP-in, Peleshi-Gjiknuri në ceremoninë zyrtare në Greqi

Në Selanik të Greqisë zhvillohet sot ceremonia zyrtare e përurimit të fillimit të punimeve për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), tubacionit që do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në drejtim të Europës.

Burime nga Ministria e Energjise dhe Industrise (MEI) bënë të ditur se, Shqipëria përfaqësohet në këtë ceremoni nga zv.kryeministri z.Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, ndërkohë që do të jenë të pranishëm ministri i energjisë i Azerbajxhanit Natig Aliev, zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, SHBA-së, por edhe të Greqisë, Turqisë, Italisë dhe Bullgarisë.

Ky projekt cilësohet si tejet i rëndëëisshëm për diversifikimin e burimeve energjetike në Europë. Ndërtimi i seksioneve nëntokësore në Greqi, Shqipëti dhe Itali do të vazhdojnë për rreth 3.5 vjet, ndërsa ato nënujore do të realizohen në periudhën 2017-2018. TAP do të ketë një gjatësi prej 878 km, nga të cilat 550 do të kalojnë në pjesën veriore të Greqisë, 215 km përmes Shqipërisë, 105 km në detin Adriatik dhe 8 km përmes Italisë. Aksionerët e tij janë : Socar (20%), BP (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) and Axpo (5%).

Kalimi i tij nëpërmjet Greqisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke përshkuar më pas detin Adriatik, me destinacion përfundimtar lidhjen me rrjetin italian të gazit natyror, shndërron Shqipërinë dhe Greqinë në dy nyje të rëndësishme energjetike në rajon.

Gazsjellësi do të sjellë fillimisht hapjen e mbi 8.000 vendeve të punës në Greqi dhe mbi 2.000 në Shqipëri, ndërsa më pas, mijëra vende të tjera pune do të krijohen nga kontratat e reja me kompani vendase dhe të huaja, si dhe nga stimulimi i aktivitetit ekonomik. Gjithashtu përfitim do të kenë edhe qytetarët e të dy vendeve nga përdorimi i gazit natyror.

SHKARKO APP