Filmat e nominuar për Oscar, më të piratuarit. Mbi 100 mijë shkarkime ilegale

Disa nga filmat e nominuar për çmimet Oscar janë piratuar më shumë.

Këtu bëjnë pjesë filma si Selma, Wild, American Sniper, Still Alice dhe Birdman, ku secili numëron mbi 100 mijë shkarkime ilegale.

Ky studim është kryer nga Irdeto, një kompani me bazë në Holandë që shet pajisje për kontroll të piraterisë tek sektori i televizorëve. Kjo kompani ka përdorur një softuer të veçantë për të monitoruar shkarkimet që janë bërë nëpërmjet shërbimit Bittorrent në të gjithë botën. Shifrat e publikuara nga kjo kompani përfaqësojnë numrin minimal të shkarkimeve ilegale.

Kompania bëri një krahasim të filmave të pirateruar një javë para nominimeve me një javë më vonë. Sa për krahasim, dy filmat që ishin pretendentë, por që nuk u nominuan në çmimet Oscar në disa nga kategoritë, nuk patën një numër të madh shkarkimesh si filmat e tjerë: Mr Turner, për shembull, është shkarkuar 9 mijë herë që nga 15 janari, ndërsa Inherent Vice është shkarkuar 53 mijë herë. Në raport shfaqen gjithashtu numri i shkarkimeve për tre filmat që kanë gjeneruar më shumë fitime deri tani:

• Interstellar – 1.4 milionë shkarkime

• The Hobbit: The Battle of the Five Armies – 1.3 milionë shkarkime

• John Wick – 1.3 milionë shkarkime

SHKARKO APP