Filxhani perfekt i çajit… sipas ekspertëve
Shkencëtarët thonë se shumë prej nesh e përgatisin gabim filxhanin e çajit. Stuart Farrimod, ekspert i shkencës së bërjes së çajit, tregon në një emision të BBC se si bëhet pija perfekte, që gjithnjë e më shumë në të gjithë botën po fiton terren për benefitet e tij.
Farrimond thotë se duhet të përgatisni çajin për fiks 5 minuta për një pije më të shëndetshme dhe më të shijshme, dhe tregon edhe se ngjyra që ju zgjidhni për çajit, ndryshon vërtetë edhe shijen.
Duke qënë se pjesa më e madhe e njerëzve përdorin bustinat e çajit është e vështirë të kuptosh saktësisht se si përgatitet ai. Dr. Farrimond tregon se janë 4 rregulla të arta për këtë.
1. Mos pini kurrë nga filxhanë polisteroli.
2. Një gotë e madhe çaji e kuqe ose rozë të duket më e ëmbël se e njëjta pije nga një filxhan i bardhë apo blu.
3. Sigurohuni të filtroni ujin e fortë para se ta zieni.
4. Lëreni bustinën e çajit për fiks pesë minuta.