Finalja e Top Fest 12, surprizat e garës

 

Të dielën mbrëma Top Fest 12 mbërrin në natën finale. Artistë të muzikës moderne vendase do të garojnë, ndërsa të ftuar të tjerë do të jenë vlera të shtuara të festivalit.

Sa i përket përmbajtjes artistike, si do të jetë ai?

Alban Male, drejtor i orkestrës së Top Channel: Jemi munduar t’i largojmë pak idesë së baladave që u bënë një zhanër i rëndësishëm i Top Fest në këto 2-3 vitet e fundit. Ndryshe në këtë Top Fest kemi një, pothuajse të gjitha zhanret muzikore. Ka performancë të personalizuar për çdo artist, që do të thotë se paçka se ne luajmë live me orkestrën tonë, jemi munduar që t’i qëndrojmë sa më afër tingëllimit të këngës, që njerëzit janë mësuar të dëgjojnë në televizor, Youtube dhe rrjetet sociale. Besoj që kjo do të jetë risi, qoftë në tingëllimin e muzikës, qoftë në mënyrën sesi i bashkangjitemi ne me artistët, për të qenë sa më afër një strukture muzikore ndërkombëtare.

Esdalin Gorani, koreograf: Duke qenë se këngët këtë vit kanë qenë shumë popullore, kanë shkuar në çdo shtëpi dhe kanë gjetur vend tek ai publik, jemi munduar që edhe koreografitë të inskenohen në një mënyrë sa më të thjeshta dhe sa më të kapshme për njerëzit, pse jo t’i këndojnë dhe t’i kërcejnë.

Për herë të parë këtë vit finalistët janë zbuluar kohë më parë, ndërsa votimi është hapur që në datë 22, në mënyrë që publiku të ketë sa më shumë  mundësi të votojë për ta.

Ardit Roshi, producent ekzekutiv: Gjatë finales do të dëgjoni Ledionin që do përmendë një gjë me Amerikën. Çfarë kemi në skenë, çfarë kemi në sallë, por edhe këngëtarët, janë jo vetëm në Amerikë, por edhe më larg ndoshta. Kështu që këtë vit jemi të gjithë krenarë që po punojmë dhe po arrijmë të punojmë me të gjitha këto gjëra që na janë vënë në dispozicion. Do të bëjmë të gjithë një qejf të madh dhe të gjithë do të emocionohen shumë duke parë finalen e Top Fest.

…dhe një sërë të papriturash të këndshme, bashkë me Ledion Liçon dhe Dojna Memën më 31 maj.

SHKARKO APP