Financat paguajnë 2426 ish­-të dënuar politikë

Pas ndarjes së këstit të pestë, të plotë për të gjithë ish-­të dënuarit nga sistemi komunist, Ministria e Financave njofton se është çelur fondi për ndarjen e këstit të gjashtë për 2400 persona. Në ditët në vijim, këta individë do të marrin paratë sipas procedurave që parashikon ligji i dëmshpërblimeve. Të gjithë përfituesit janë nga kategoria parësore, pjesa e më e madhe ish­të dënuar që janë gjallë dhe që janë mbi moshën 75­vjeç.

Në listën që boton “Shekulli” sot, me 2426 emra përkarshi tyre është edhe numri i dosjes për gjithsecilin. Drejtoria e Përfitimeve pranë Ministrisë së Financave bën të ditur se lista është hartuar bazuar në klasifikimin e kategorive prioritare të përcaktuar më herët.

Kategoritë

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë e ish­të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish­të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-­të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt me prioritet janë ish­të dënuarit që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?