Financial Times: Fitorja e Trump shënon krizën e demokracisë perëndimore

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump shënon një krizë në demokracinë perëndimore, shkruan sot ”Financial Times”, një nga gazetat kryesore të Britanisë së Madhe.

“Ka disa arsye për të kuptuar se presidenti do të jetë ndryshe nga kandidati”,  tha gazeta në një editorial.

“Fitorja e Trumpit shënon një mohim të stuhishëm të status quo-së”, shkruan FT, duke e përshkruar Donald Trump si “një manjat të pasurive të paluajtshme pa përvojë në qeverisje” si dhe “një i vetëquajtur përbuzës i fortë i aleatëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pikëpamja optimiste është se kandidati zemërngushtë dhe tallës ndaj myslimanëve do të transformohet sapo të jetë brenda Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në editorial, duke shtuar se “një ndryshim i tillë duket e pamundur në këtë fazë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është një moment i një rreziku të madh”, tha FT.  “Fitorja e zotit Trump, që vjen pas votimit të referendumit të Brexit në Britani, duket si një tjetër goditje e rëndë për rendin liberal ndërkombëtar”, përfundon gazeta prestigjioze “Financial Times”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?