Firmoset marrëveshja, Shqipëria merr 65 mln euro për sigurinë e rrugëve
Mbi 60 milionë euro është borxhi më i fundit që Banka Botërore i jep Shqipërisë, për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrugëve. Në Ministrinë e Financave u nënshkrua sot Marrëveshja e Huasë me Bankën Botërore për të siguruar financimin e nevojshëm mbi Projektin “Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore Bazuar në Rezultate”. Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dhe në emër të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BB), nga përgjegjësja e Zyrës në Tiranë, znj. Tahseen Sayed