Fitoi 43 mln $ në Apex, i japin një copë bifteku

Ishte një selfie që ajo mendoi se vlente afro 43 mln dollarë.

Katrina Bookman qëlloi në shenjë në një Apex në kazioninë Resorts World në Queens të SHBA-së. Madje ajo bëri edhe një selfie me makinerinë ku dukej fitimi i saj 42,949,672 dollarë. Ky do të kishte qenë çmimi më i madh i fituar në një Apex në historinë e Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë. I gjithë trupi filloi të më dridhej,” tha Bookman për CNN.

Por kur ajo u kthye të nesërmen për të zbuluar madhësinë e saktë të çmimit, një punonjës i kazinosë ‘shkatërroi’ entuziasmin e saj.

“E pyeta: Çfarë fitova? Ai tha, “S’fitove asgjë,” tregon Katrina.

Komisioni i Lojërave në shtetin e Nju Jorkut tha se makineria e Bookman ishte jashtë funksioni. Madje në të kishte një lajmërim që thuhej “Jashtë përdorimit”

Megjithatë kazinoja i ofroi Bookman një darkë me biftek.

“Mendova vetëm për familjen,” tha Bookman e zhgënjyer.

Ajo u rrit me ndihma sociale dhe jeton me 4 fëmijët e saj pa bashkëshortin.

SHKARKO APP