Fitoi medaljen e artë me gjysmë mushkërie

Në moshën 54 vjeçare, ai luftoi me kancerin si dhe humbi gjysmën e njërës mushkëri- Por Santiago Lange vërtetoi edhe njëherë se asgjë nuk e mposht atë pasi fitoi medaljen e artë në Rio 2016.

Konkurrenti argjentinas së bashku me parneteren e tij në lundrim Cecilia Carranza Saroli doli i pari në Nacra 17 Mixed Multihull pas një gare dramatike këtë të martë.

Fitorja shënon një vit të vështirë për garuesin më të vjetër në lundrim të Lojërave Olimpike, dy djemtë e të cilit përfaqsojnë gjithashtu vendin e tyre në kanoe.

Yago dhe Klaus të dy notuan drejt varkës së babait të tyre për të festuar me të – të cilin padyshim e pushtuan emocionet.

Pasi u diagnostikua me kancer vitin e kaluar, Santiago u motivua nga paraqitjet e tij 5 vite më parë në Lojërat Olimpike e medaljet e bronzta për të qënë më i sigurt në Olimpiadën e Amerikës së Jugut.

“Kjo mund të ndihmojë shumë njerëz të cilët kanë kaluar atë që kalova unë. Por preferoj të fokusohem në atë që arritëm si atletë. Sëmundja nuk ka të bëjë fare, ishte thjesht një gur në rrugën tonë. U fiksova të vija i përgatitur në Rio dhe ja arritëm”.- u shpreh Lange për CNN.

SHKARKO APP