Fitojnë gjyqin me ATP, marrin kompensimin 170 pronarë

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 170 vendime gjyqësore të formës së prerë ku pronarët kanë fituar të drejtën mbi pronën e tyre. ATP-ja ka firmosur ekzekutimin e vendimeve që datojnë nga viti 2014 deri në maj të vitit 2017. Përfituesit janë nga gjithë vendi, ndërkohë që shuma që do të përfitojnë është përcaktuar me vendim gjykate rast pas rasti. Bëhet fjalë për 170 dosje, përmes të cilave pretendentët e pronave, të pakënaqur me trajtimin e ligjit në fuqi të para 3 viteve, por edhe me ligjin aktual, tashmë me vendime të formës së prerë do të paguhen automatikisht nga Përmbarimi. Ajo që vlen të theksohet është fakti se këto dosje janë shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit brenda vendit dhe një pjesë e tyre kanë marrë edhe vendimin nga ‘Strasburgu’.

Dosjet

Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë mbi 10 mijë dosje që presin një vendim.

Ankimimi

Ligji për trajtimin e pronës në nenin 29 të tij pa parashikuar procedurën e ankimit: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në ligj. Ndërkohë që, të gjitha vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit dhe ato që do të merren deri në përfundim të procesit, do të zbatohen sipas parashikimeve të këtij ligji. Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim.

Emrat e 170 pronarëve që kanë fituar të drejtën mbi pronën e tyre i gjeni në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare”

 

SHKARKO APP