Fitorja e Bregut, Patozi: Majlinda duhet të falenderojë Lulin

Fitoi garën, por Majlinda Bregu gëzon në shumës. Në facebook bëri me dije votëbesimin për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke thënë: Fituam, por fitorja i takon vendit tim!

Mbi këtë fitore të Bregut, ka reaguar edhe Astrit Patozi. ish-deputeti i ka bërë thirrje me ironi Bregut që të falënderojë kreun e PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, në këtë rast Basha nuk kishte mundësi të ndikonte në një tjetër humbje.

”Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha. Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo “ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër. Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin. Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit. Urimet më të mira Majlinda Bregut!”,-shkruan Patozi.

SHKARKO APP