Fitorja e Kombetares dhe bishti i shqiptareve!

Nga Arian Galdini/Ajo ndeshje nuk ishte thjesht nje ndeshje. As fitorja e Kombetares sone nuk ishte thjesht nje fitore. Gjithcka ka ndodhur keto dite, e sidomos ne mbremjen qe fituam mbi Rumanine, ka qene nje atmosfere e re, nje ngjitje e re, nje gjendje e re. Pak dite para se te fillonte Kampionati Europian, cdo shqiptar qe udhetonte drejt vendeve te Europes ishte nje njeri me valixhe ne duar qe nuk dihej nese ikte  nga vendi i tij, a thjesht kalonte nje kufi, nje dite pune a qejfi, diku ne nje vend tjeter, jashte vendit te tij. Ikanaku dhe udhetari ishin dy kokat e shqiponjes se cdo shqiptari qe kalonte kufirin. Madje kaq e forte ishte bere kjo dykrenesi sa pashpresesia nuk e shihte krenen tjeter si arritje a mundesi, por si habi. Habi sepse, perditesia e ketij vendi eshte e mbushur me ngjarje e perjetime ku mundesia ne te vertete eshte hile, arritja ne te vertete eshte poshtersi, realizimi ne te vertete eshte babezi. Te talentuarit  te zotet, te merituarit e ketij vendi ndihen si klecka qe duhen pastruar me perdhunen e shperfilljes. Te ndershmit dhe te virtytshmit e ketij vendi, ndihen si lebrozet qe duhen izoluar. Kush ka integritet, nuk gezon respekt. Kush ka ide nuk ka asnje vleresim. Kush perpiqet te mberrije me merite e sakrifica cka mendon dhe beson te drejte, percmohet.
Militanti, kaqoli, i binduri, hileqari kokeulur e prapanicelepires, eshte njeriu qe ben perpara ne kete vend. Ky ben karriere, ky flet neper foltore partie a institucionesh, ka ka makine te shtrenjte, ka shtepi ne zona klasi te larte dhe vila ne bregdet. Keta udhetojne neper bote dhe bejne pushime aty ku i pashpresi duhet te hape profil facebooku per te pare foto e enderroje sesi mund te jete. Keta bejne jete nate, klubesh, ka qarqet dhe komunitetet e tyre te ‘te kapurve’. Ndersa te talentuarit, te zotet, te ndershmit dhe te virtytshmit, luftojne me mish e me shpirt per te gjetur pune. Keta behen katercopash per ta mbajtur ate pune e per tu mbijetuar cunameve te ‘te kapurve’. Keta qe kane integritet, karakter, talent e zotesi ndihen krejt te pambrojtur, te pasigurte, e nuk dine se cdo tu sjelle e nesermja. Keta ndihen kaq te huaj ne vendin e tyre. Sepse nese jane te rinj, nuk dine cte neserme te ndertojne ne kete vend. E nese jane bere prinder, nuk dine se cte neserme do tu krijojne femijeve te tyre. Ndaj keta heshtin ose ikin. Keta jane shumica qe iken nje ore e me pare, a hesht si guri i varrit. Ikin sepse nuk duan te neserme ne kete vend as per veten e tyre e as per femijet e tyre. Heshtin sepse nuk duan te zbulohen qe kane integritet, vlera, talente. Heshtin sepse e kane kuptuar se i heshturi ne kete vend mund ta haje nje cope buke. Prandaj edhe mungon ajo Pakica Kritike qe ben ndryshimet dhe ngre peshe bucimat e vullneteve dhe shpirtrave ne kete vend. Sepse ata qe duhet te flasin, jane me valixhe ne duar ose me uje ne goje.
Keta jane te pashpreset qe mbijetojne ne hije, ose perpiqen te jetojne ne ikje.
Ata te tjeret, pra ‘te kapurit’ jane dielli dhe hena ne kete vend. Ata jane gjithcka. Ata hane buke, e mund te te lene te hash edhe ti ndonje therrime. Ata punojne, e mund te te lene ta kesh edhe ti nje pune me kontrate disa mujore. Ata behen deputete, drejtora, ministra, udheheqes, e mund te te lene edhe ty ta kesh mundesine ta shesesh voten per 20 mije leke te vjetra. Ata jane Shqiperia e sotme.
Dhe shqiptari kur iken a udheton, mban ne duar pasaporten me vulat e autoresine e Atyre qe jane ‘ta kapurit’ e ketij vendi.
Dhe pasaporta jone, ngec ne cdo kufi. Ngec sepse cdo kufi na ballafaqon me te verteten se atje pertej shoqerite kane mase me te larte drejtesie ose jane te drejta thelbesisht.
Atje pertej policin nuk e ka futur ne pune Partia, as doganierin nuk e ka cuar deputeti qe i kerkon kuoten mujore. Atje pertej, pra atje ku shqiptari duhet te shkoje me pasaporte, nuk behesh dot udheheqes me diplome te blere ne autostrade, e as deputet me thike ne xhep a kobure ne brez. Atje pertej, nuk ta blejne voten e te shesin vendin e punes. Atje pertej duhet shume talent e zotesi, per tia dale mbane. Nuk ia del dot mbane as si kaqol e as si militant, as si kujdestar vajzash neper semafore, e as si shites malli neper rruget e Europes. Atje sa me makine te shtrenjte te kesh, aq me shpesh te ndalon policia, e aq me shume te kerkon letrat financiarja. Po dole neper foltore a me kostum institucionesh, andej te kerkojne llogari edhe per qumshtin e gjirit te nenes qe ke pire sapo ke lindur. Ketu po te pane ne foltore a me kostum institucionesh te levdojne ngrene ne qiell, madje edhe po te jesh xhahil thone se je xhebrail. Ja keshtu shkojme ne andej si ikanake a udhetare, si te pashpresa e ‘te kapur’.
Shkojme si kendejbotas qe hidhemi pertej ne nje bote tjeter. Kjo ka qene edhe arsyeja qe andej pertej kufirit gjithmone na kane njohur si te pashprese, qe atyre u dukemi si pabuksa, ose si ‘te kapur’ qe atyre u dukemi si batakcinj.
Ne jemi andejkufirit ose si L’America ose si Taken(Rrembimi).
Jemi njerezit me bisht kur kalojme kufirin. Kjo eshte trishtesia me te cilen takohemi sa here duhet te shkojme diku ku duhet paspaorta jone.
Pikerisht, kete realitet theu Kombetarja jone. Andejkufirit per here te para ne shkuam me talent, zotesi, bukuri dhe qe prej nates kur mundem Rumanine, edhe me fitore.
Andejkufirit pasaporta jone u be pasaporta e atyre djemve qe luajten ne fushe kunder Zvicres me dinjitet, kunder Frances me hijeshi dhe fituan kunder Rumanise me dliresi.
Andejkufirit njohen shqiptarin qe shkon ne Europe si ne shtepine e tij dhe konkuron, di te humbase, e di te fitoje me dinjitet.
Andejkufirit njohen shqiptarin ngadhnjimtar.
E gjitha kjo fale atyre djemve kuqezi qe ishin individe te talentuar, De Biazi i beri ekip te harmonizuar, e ne kete Europian deshmuan se te gjithe suksesin e kane te merituar.
Qe nga mbremja kur fituam mbi Rumanine, ne kaluam ne nje gjendje te re. Ne mesuam se mund te shkojme ne Europe, mund ta meritojme Europen, mund te behemi Europe, vetem kur te behemi sa me shume shqiptare ngadhnjimtare.

SHKARKO APP