Fituan pronën në Strasburg, Ministria e Financave 300 milionë lekë pronarëve

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kaloi nëpër llogaritë personale bankare të tre shtetasve shqiptarë rreth 300 milionë lekë si detyrime që rrjedhin nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish pronarëve.

Pagesat në fjalë janë miratuar nga Këshilli i Ministrave gjatë javëve të fundit dhe i përkasin detyrimeve që lindin ndaj shtetit shqiptar nga vendimet e dhëna prej Gjykatës së Srasburgut në favor të pronarëve.

Sipas pasqyrave të Drejtorisë së Thesarit për çështjen ‘Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë’ janë paguar 15.746.433 lekë, për çështjen ‘Memishaj kundër Shqipërisë’ janë paguar 1.081.080 lekë dhe për çështjen ‘Delvina kundër Shqipërisë’ janë paguar 12.908.668 lekë. Fondet kaluan në llogaritë bankare të pronarëve një ditë më parë.

Rreth 400 pronarë kanë dorëzuar dosjet në Gjykatën e Strasburgut për të marrë të drejtat mbi pronat e tyre. I gjithë ky proces krijon një faturë të madhe për buxhetin e shtetit.

SHKARKO APP