Fjalët “në majë të gjuhës”, pse ekziston kjo vështirësi
Çfarë do të thotë të harrosh fjalët dhe si ta kapërcejmë këtë shqetësim që është i përhapur në çdo kulturë, gjuhë dhe grupmoshë. Gjithashtu ekziston edhe në gjuhën e shenjave
Të gjithëve na ka ndodhur në jetë që të kemi fjalë “në majë të gjuhës”, mund të jetë një term që e njohim shumë mirë, por që në atë moment nuk na vjen dhe ndodh që na vjen në mendje pas disa orësh, atëherë kur nuk na nevojitet më.
Një “problem” i përbashkët
Kjo formë e harresës është e përbashkët dhe gjendet në çdo kulturë, në çdo gjuhë, në çdo grupmoshë, – shprehet për New York Times, Lise Abrams, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Floridës, e cila e ka studiuar këtë fenomen për 20 vjet. Jo vetëm kaq, ekziston një model i ngjashëm edhe për gjuhën e shenjave: të kesh një fjalë “në majë të gishtave”.
Pse ndodh
Pikë së pari duhet të gëzohemi sepse nuk është një shenjë paralajmëruese e çmendurisë së ardhshme për shkak të pleqërisë, ose e sëmundjes Alzheimer, por është thjesht pjesë e mënyrës se si ne komunikojmë, një karakteristikë e vendosjes së gjuhës. Shanset për të mos gjetur një fjalë janë më të larta me termat që ne përdorim pak, por ka edhe kategori të fjalëve shumë të përdorura, që na shpëtojnë më shpesh, si për shembull emrat. Ju ndodh edhe juve, apo jo? Nuk ka një shpjegim të qartë, por një nga arsyet mund të jetë që vet emrat krijojnë lidhje arbitrare me njerëzit që përfaqësojnë: për shembull, çdo kalkulator është një kalkulator me karakteristika të caktuara, ndërsa një “Andrea” nuk është i ngjashëm me një tjetër “Andrea”.
Çfarë duhet të bëjmë
Lajmi i keq është se nuk mund të bëjmë shumë kur kjo gjë ndodh: përsëritja e fjalëve të caktuara ose e emrave bëjnë të mundur një përmirësim të kujtesës, kështu që nëse nuk e mbajmë mend emrin e një personi që duhet ta takojmë në mbledhje, thjesht duhet të përpiqemi të përsërisim emrin e tij me zë të lartë, ndërsa shkojmë në takim. Mund të duket banale, por funksionon: kështu që akoma studiohet për të kujtuar.