Fjalimi i kryeministrit izraelit në OKB, Ministria e Jashtme: Shqipëria ishte prezente

Shumë delegacione të vendeve braktisën sallën e Asamblesë së OKB-së në momentin që Kryeministri i Izraelit nisi fjalën e tij, përfaqësuesit e Shqipërisë ishin aty.

Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi për Report Tv, se delegacioni shqiptar ka qenë i pranishëm në sallë në momentin që ka mbajtur fjalën lideri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Fjala u prit me fishkëllima, ndërsa disa delegacione të huaja braktisën sallën në shenjë proteste për vrasjet e civilëve në Gaza.

”Delegacioni shqiptar është i pranishëm në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB gjatë gjithë Javës së Nivelit të Lartë, për të respektuar fjalën e secilit prej liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare. Edhe në momentin e fjalës kombëtare të Izraelit, delagacioni shqiptar ka qenë prezent në sallë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?