Fjalimi i Ramës. Këshilltarja e LSI: Çohuni dhe bjerini!
Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Elona Guri ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës sot për protestën në Rrugën e Kombit. Duke ju referuar deklaratës së Edi Ramës kundër opozitës dhe qytetarëve që protestonin kundër taksave, Elona Guri shprehet se ky qëndrim i kryeministrit tregon luhatje të fortë mendore të atij që qeverisë shqiptarët.
Postim i plotë i Elona Gurit:
“Skizofreni” = Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të të sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin.
“Kryeministër skizofren” = të gjitha sa më sipër të mëshiruara dhe të ndërthurura edhe me një sër çrregullimesh të tjera mendore.
“Shembulli i gjallë i Kryemninistrit skizofren”, mendoni kur ndërthuret me kokainën sa e rrezikshme bëhet!
Çohuni dhe bjerini, katundarë e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë‼”