Fjalimi që i dha dritë jeshile çmendurisë së Hitlerit

Kryeministri britanik Neville Chamberlain identifikohet me politikën e “pajtimit” drejt Gjermanisë Adolf Hitlerit në periudhën menjëherë para Luftës së Dytë Botërore. “Përse shpërtheu Lufta e Dytë Botërore” kjo pyetje duhet kërkuar në pjesën më të madhe tek paaftësia e qeverive britanike në vitet tridhjetë, dhe më në veçanti, në budallallëkun e kryeministrit Neville Chamberlain në Konferencën e Mynihut në Bavari 1938, kur pranoi që Adfolf Hitleri të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë: territori i sudetëve, që flisnin gjermanisht. Udhëheqësi gjerman, në vitet tridhjetë sipas linjës së Taylor, ishte një politikan “si gjithë të tjerët” dhe lufta do të mund të parandalohej nëse Britania e Madhe nuk do të qeverisej nga idiotë.

Paqe për kohën tonë

Neville Chamberlain

10 Downing Street, Londër, 30 shtator, 1938

“Ne, kreu gjerman dhe kancelari, së bashku me kryeministrin britanik, patëm një takim në ditën e sotme dhe ramë dakord të pranojmë se çështja e marrëdhënieve anglo-gjermane ka mjaft rëndësi për dy vendet tona dhe për Evropën.

E konsiderojmë marrëveshjen e nënshkruar mbrëmë dhe Marrëveshjen Detare Anglo-Gjermane si simbolike për dëshirën e dy popujve që të mos përfshihen kurrë më në luftë me njëri-tjetrin.

Kemi marrë vendimin se metoda e konsultimit do të jetë metoda që do të përdoret për t’u marrë me çfarë do çështje tjetër që mund t’i interesojë të dy vendeve, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet tona për të hequr burimet e mundshme të ndryshimit, dhe kështu të kontribuojmë për të siguruar paqen e Evropës”.

Më vonë, para zyrave qendrore të policisë angleze, ai shtoi:

“Miqtë e mi të mirë, për herë të parë në histori, një kryeministër britanik është kthyer nga Gjermania duke sjellë paqe dhe nder. Besoj se është koha e paqes për kohën tonë. Shkoni në shtëpi dhe bëni një sy të mirë gjumë”.

SHKARKO APP