Fjolla Morina lind vajzën e dytë, premtimet ia thotë në anglisht

Fjolla Morina bëhet nënë, për herë të dytë.

Këngëtarja  Fjolla Morina i ka bërë premtimet e para vajzës së saj të dytë, që sapo i ka ardhur në jetë.  –  “I promise to love you forever…I promise to always protect you…I promise to always have your back,” – ka qenë mesazhi i saj nga një spital i New York, ku edhe ka lindur sot vajzën e dytë. Mesazhi në anglisht i Fjolla Morinës, përkthyer në shqip thotë se “i premton se do ta dojë atë përgjithmonë, do ta mbrojë përgjithmonë…edhe nëse i kthen shpinën”.   

Fjolla Morina pasi ka lindur sot vajzën e dytë, ka marrë urimet e para nga miqtë e dashamirësit.

Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, ka qenë ndër të parat që i ka nisur një urim si të ishte edhe ajo nga Prishtina.

“Të të rrojë çika e bukur,” – ka thënë Rozana, ndonëse nuk e ka parë ende beben e sapolindur.

Gjithsesi, ka hamendësuar pak, dhe do t’i ketë ngjarë Fjollës.

Gjithsesi, e rëndësishme është se vajza e Fjolla Morinës, ka ardhur në jetë në shëndet të plotë.   

SHKARKO APP