Flamur Noka: Do ta rrëzojmë Ramën, e kemi ndarë mendjen!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi nga Kukësi se viti 2026 do të jetë një periudhë qëndrese, përballjeje dhe protestash, deri në krijimin e një qeverie teknike.
Noka tha se protesta e 22 dhjetorit ishte një mesazh i qartë për largimin e asaj që ai e quajti “narkoshtet”, duke theksuar se strukturat e PD-së do të mblidhen brenda javës dhe se opozita nuk do të zhvillojë një protestë të vetme, por një seri protestash të njëpasnjëshme.
E kemi ndarë mendjen, shtoi numri dy në PD.
-Do ta rrëzojmë Ramën!- theksoi Flamur Noka.
KOHA JONË SONDAZH

