Flamur Noka: Mediat janë peng i tenderave të qeverisë, sulmojnë opozitën për para
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar ashpër mediat dhe analistët politikë në Shqipëri, duke i cilësuar si të lidhur financiarisht me qeverinë dhe të përdorur për të sulmuar opozitën.
Ai tha se nuk ka shqiptar që të mos e kuptojë se analistët që zbërthejnë opozitën me analizat e tyre, paguhen dhe majmen me tendera. Ai theksoi se mediat në Shqipëri janë kthyer në “peng të parave që Edi Rama u jep”, duke shtuar se këto fonde, sipas tij, përdoren për dy qëllime kryesore: përbaltjen e çdo aksioni opozitar dhe njollosjen e figurave të opozitës.
“Sytë u janë zënë nga leku. Nuk shohin gjësend tjetër veç opozitës”, deklaroi Noka, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për kapje të medias përmes përfitimeve financiare. Deklarata vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka intensifikuar kritikat ndaj qeverisë dhe rolit të mediave në raportimin e zhvillimeve politike.
KOHA JONË SONDAZH

