Flamur Noka: Protesta nuk ka limite, qëndresa do të vijojë deri në rrëzimin e narkoregjimit
Sipas Nokës, protesta nuk ka orar të përcaktuar dhe as kufij kohorë, duke u shndërruar në një qëndresë të drejtpërdrejtë kundër asaj që ai e cilësoi si “narkoregjim”. Ai theksoi se qytetarët janë të vendosur të vijojnë protestën deri në ndryshimin e situatës politike në vend.
Ndërkohë, protestuesit, të cilët fillimisht ishin mbledhur para godinës së Kryeministrisë, janë zhvendosur drejt godinës së Kuvendit. Në zonën përreth Parlamentit është vërejtur një prani e shtuar e forcave të policisë, të dislokuara për të mbajtur nën kontroll situatën.
Noka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për kapjen e institucioneve shtetërore, duke deklaruar se Kryeministria dhe Parlamenti janë shndërruar në burimin e çdo problemi për qytetarët. Sipas tij, këto institucione janë kthyer në “godina të krimit”, nga të cilat burojnë padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së pretendoi se gjatë zhvendosjes së protestuesve në bulevardin përballë Parlamentit, policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

