Flet mjeku që i hoqi plumbin Noizy-t: Ja ku u qëllua reperi

Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka deklaruar për mediat se pacienti ka refuzuar të shtrohet.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në rajonin gluteal të djathtë, si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr, ndërsa gjendja e pacientit është stabël dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë mjeku Avni Xhafa.

Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit.

Përveç Noizyt, në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

SHKARKO APP