Floida Kërpaçi: Pas 25 prillit, LSI do ta çlirojë shëndetësinë nga koncesionet korruptive të Edi Ramës

Në Ditën Botërore të Shëndetit, kandidatja e LSI në qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi thotë se në qeverisjen pas 25 prillit, LSI do ta çlirojë shëndetësinë nga monopolet klienteliste të Rilindjes dhe nga koncesionet korruptive të Ramës.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit 

Dita Botërore e Shëndetit
Shëndeti është një e drejtë themelore ndaj angazhimi i LSI në qeverisjen e pas 25 prillit do ta çlirojë shëndetësinë nga monopolet klienteliste të Rilindjes, nga koncesionet korruptive të Ramës dhe do të mundësojë rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, uljen e kostos së trajtimit mjekësor dhe mbështetjen financiare e profesionale të bluzave të bardha, që shtëpia e tyre të mbetet Shqipëria e jo emigrmi.
LSI do ta trajtojë Shëndetin Publik si detyrë parësore të qeverisë, ndaj në programin tonë është parashikuar:
1. Financim prioritar dhe i plotë i shëndetit publik për forcimin e kapaciteteve të tij dhe kontrollin efikas të tertitorit, lidhur me të gjitha sëmundjet ngjitëse në përgjithësi dhe pandemisë nga COVID-19 në veçanti.
2. Moratorium i menjëhershëm për koncesionet në shëndetësi që nga viti 2013 dhe alokim të fondeve për trajtimin e pandemisë dhe pasojave të saj.
3. Realizimi i autonomisë së shërbimit spitalor.
4. Ringritje e shërbimit cilësor të Mjekut të Familjes dhe shërbimit parësor në tërësi.
Në Ditën Botërore të Shëndetit, le të kujtojmë se nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta dhe shëndeti i çdo shqiptari.
Se pasojat e COVID-19 nuk do të ishin kaq shkatërrimtare nëse qeveria shqiptare do të kishte dedikuar vërtet vëmendje ndërtimit të një sistemi shëndetësor që i shërben qytetarëve.
Se çdo mjek që largohet nga vendi është humbje e madhe që ndikon drejtpërdrejtë tek secili.
Në 25 prill, vota për LSI-në është edhe një votë për shëndetin tuaj dhe të familjes së çdo shqiptari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?